Aeroplani rrëshqet nga pista dhe përplaset në gardhin e aeroportit në Mogadishu

Bota

Aeroplani rrëshqet nga pista dhe përplaset në gardhin e aeroportit në Mogadishu

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 15:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident i rëndë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Somalez, Mogadishu, i cili ka kaluar për mrekulli pa viktima në njerëz.

Faqja e internetit Aerospace Africa raporton se aeroplani “Hala Airlines” i tipit “Embraer EMB-120 Brasilia”, u dëmtua rëndë kur doli nga pista gjatë uljes dhe goditi gardhin e aeroportit.

Të 30 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit thuhet se kanë mbijetuar vetëm me lëndime të lehta.

Autoritetet e aviacionit somalez kanë nisur një hetim për shkakun e incidentit.

Thuhet se kur aeroplani ka goditur gardhin është thyer në pjesën pas kabinës, e cila është dëmtuar ndjeshëm dhe janë shkatërruar të dy helikat, por edhe krahët.

Aeroplani ishte në një fluturim rutinë nga Garowe në Mogadishu, kurse Airbus Africa thotë se aeroplani është në pronësi të Hala Airlines, një aviokompani për të cilën ka pak informacion në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat