Depoja gjigante e municionit të rusëve hidhet në erë nga ukrainasit

Bota

Depoja gjigante e municionit të rusëve hidhet në erë nga ukrainasit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një top i madh zjarri u ngrit në qiell në një qytet të pushtuar në Ukrainë, pasi forcat ukrainase arritën të shkatërrojnë një depo municioni të rusëve.

Videoja e filmuar nga ajri shfaq momentin kur depoja gjigante e municionit e ushtrisë ruse goditet me artileri nga ukrainasit, dhe nga shpërthimi i fuqishëm ngritet në qiell një top i madh zjarri.

Zyrtarë e lartë të sigurisë thonë se trupat ukrainase po përmbushin misionet e tyre – pra asgjësimin e makinerisë dhe municionit rus me qëllim që kundërofensiva të jetë më efektive.

Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje i Ukrainës, tha se ka vlerësime pozitive sa i përket kundërofensivës.

Pavarësisht se kundërofensiva është duke shkuar më ngadalë se që ishte pritur, në Kiev thonë se janë rrugës së mirë drejt arritjes së qëllimit – çlirimit të territoreve të pushtuara nga rusët.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat