Momenti kur Ukraina shkatërron tankun rus të kamufluar

Bota

Momenti kur Ukraina shkatërron tankun rus të kamufluar

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 18:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukraina ka shkatërruar me dron një tank rus i cili ishte kamufluar.

Pamjet të cilat janë shpërndarë nga brigada e 54-të e grupit luftarak K-2 të Ukrainës tregojnë se si droni ushtarak detekton prezencën e kësaj pajisje luftarake ruse.

Pas kësaj, droni përplaset me tankun e fshehur rus dhe mund të shihet se si automjeti luftarak përfshihet nga flakët.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat