Ushtarët ukrainas po zhvillojnë stërvitjet me tanket amerikane M1 Abrams, që njihen si më të avancuarat në botë

Bota

Ushtarët ukrainas po zhvillojnë stërvitjet me tanket amerikane M1 Abrams, që njihen si më të avancuarat në botë

Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Rreth 400 ushtarë ukrainas kanë filluar stërvitjen me tanket amerikane M1 Abrams në Gjermani, sipas raporteve.

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas filloi stërvitjen e fokusuar në “operimin dhe mirëmbajtjen” e automjeteve, që njihen si tanket më të avancuara për betejë në botë, raportoi New York Times.

Gjysma e grupit filluan trajnimin në Grafenwoehr dhe Hohenfels në Gjermaninë jugore, të cilëve iu mësuan aftësitë dhe si të gjuanin armët e zjarrit.

Gjysma tjetër u mësuan se si të furnizonin me karburant dhe të mirëmbanin tanket.

Rreth 31 tanke do të dërgoheshin në Gjermani për t’u përdorur në programin e trajnimit, që pritet të zgjasë 10 deri në 12 javë.

Vendosja e tankeve Abrams në fushën e betejës pritet t’i japë Ukrainës një avantazh të madh ndaj Rusisë për sa i përket pajisjeve luftarake. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat