Burgoset hajdutja pasi vodhi buqetat me lule nga varri i një djali 14-vjeçar/ Shkakton zemërim tek familja e tij

Bota

Burgoset hajdutja pasi vodhi buqetat me lule nga varri i një djali 14-vjeçar/ Shkakton zemërim tek familja e tij

Më: 10 maj 2023 Në ora: 13:40
Leanne Slater

Leanne Slater, 39 vjeç, ka shkaktuar zemërim tek një familje që kishte varrosur djalin e tyre 14 vjeç në varrezat e Durham Road në Stockton-on-Tees, County Durham, më 7 qershor të vitit të kaluar.

Ajo kishte vjedhur buqetat me lule që ishin vendosur në varr, por e mohon këtë veprim, pavarësisht se ishte filmuar nga kamerat e sigurisë.

Sipas Gjykatës së Magjistraturës Teesside, ajo i kishte vjedhur lulet për t’i shitur.

Nëna Donna Dixon, 45 vjeç, kishte vizituar djalin e saj Keiran në varreza, i cili vdiq papritur në vitin 2012 në moshën vetëm 14 vjeç. Së bashku me familjarë të tjerë, ata vendosën lule të freskëta për 10-vjetorin e vdekjes së tij.

Të martën, Slater debatoi me gjykatësin dhe qau, ndërsa në gjykatë u dëgjua se ajo ishte dënuar edhe më parë. Prokurori Uzma Khan tha se Slater ishte përpjekur gjithashtu të vidhte çantën e një gruaje të moshuar, ndërsa ishte duke bërë pazar në Hartlepool më 10 prill.

Gjykatësi Christopher Smith ia mbylli gojën Slater-it që po ankohej, duke i thënë: Të marrësh lule me paturpësi nga varri është një gjë mizore. Ky është një rast i mjerueshëm. Mund të imagjinohet se me sa pikëllim i kanë vënë lulet në varr, të afërmit e viktimës. Ti i shkaktove dhimbje, kur i vodhe lulet. Shkove, i more dhe mendove që t’i shesësh, për të marrë pak para. Mendove se do ndihmoje veten, kur tentove t’i vidhje çantën të moshuarës dhe duke e tërhequr atë zvarrë? E keni lënë atë të trembur dhe me plagë në trup.

Slater u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg për vjedhjen e luleve, tentativën për grabitje dhe shkeljen e urdhrit të dënimit me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat