Polonia transferon dhjetë avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë

Bota

Polonia transferon dhjetë avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Polonia ka transferuar tashmë 10 avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë si pjesë e mbështetjes ushtarake.

Këtë e ka bërë të ditur ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Błaszczak gjatë vizitës së tij në Kanada.

“Ne i kemi dorëzuar Ukrainës 10 avionë MiG-29”, tha Błaszczak.

Sipas Błaszczak, Polonia nuk po përpiqet të ushtrojë presion mbi aleatët e saj, por vetëm po përpiqet t’i inkurajojë ata që të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër agresorit.

Siç raportohet, Polonia po planifikon të transferojë gjithsej 20 avionë MiG-29 në Ukrainë. Si zëvendësim, Polonia bleu 48 avionë të Koresë së Jugut FA-50.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat