Shpërthimi me bombë në makinën e blogerit rus, Moska arreston autorin e dyshuar

Bota

Shpërthimi me bombë në makinën e blogerit rus, Moska arreston autorin e dyshuar

Më: 6 maj 2023 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Autoritetet ruse kanë arrestuar një të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në një shpërthim që hodhi në erë makinën e një blogeri ushtarak rus, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Një shpërthim me bombë ndodhi në makinën e shkrimtarit dhe blogerit rus Zakhar Prilepin,i cili u plagos.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme ruse, Irina Volk, u citua nga TASS të ketë thënë se “policët në rajonin e Nizhny Novgorod kanë arrestuar një burrë që mund të jetë i përfshirë në bombardimin e makinës në të cilën ndodhej Zakhar Prilepin”.

Agjencitë e zbatimit të ligjit raportuan se njeriu i arrestuar nën dyshimin për atentat në tentativë ndaj Prilepin u pa pranë fshatit Pionersky, ku ndodhi bombardimi i makinës,” tha TASS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat