Pamjet me dron: Ukrainasit shkatërrojnë tankun e avancuar rus gjatë tërheqjes së dështuar

Bota

Pamjet me dron: Ukrainasit shkatërrojnë tankun e avancuar rus gjatë tërheqjes së dështuar

Më: 1 maj 2023 Në ora: 23:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria ukrainase publikoi një video të re të shkatërrimit të një tanku rus.

Këtë herë bëhet fjalë për një nga variantet më të avancuara të armaturës ruse T-90M, e cila u vu në shërbim në vitin 2017.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si një tank në një mjedis gjysmë urban vepron në pozicionet ukrainase, pas së cilës tërhiqet me shpejtësi.

Megjithatë, gjatë tërheqjes, ai u godit nga një raketë antitank. Nuk dihet se për cilin sistem antitank bëhet fjalë dhe ka mundësi që të jetë një raketë antitank artilerie Excalibur.

Sipas të dhënave nga ekipi i pavarur Oryx, i cili merret me regjistrimin e humbjeve ruse në teknologji, forcat ruse kanë humbur 1911 tanke që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, nga të cilat 1165 u shkatërruan.

Rreth 544 u kapën nga forcat ukrainase dhe pjesa tjetër u braktis në fushën e betejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat