Zelensky i akuzoi për sjellje të papërshtatshme, reagon Hungaria: Kemi paguar një çmim jashtëzakonisht të lartë për luftën në Ukrainë

Bota

Zelensky i akuzoi për sjellje të papërshtatshme, reagon Hungaria: Kemi paguar një çmim jashtëzakonisht të lartë për luftën në Ukrainë

Më: 1 maj 2023 Në ora: 17:39
Zelensky, Orban

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto duket se ka vënë në shënjestër presidentin ukrainas teksa tensionet diplomatike mes dy vendeve vazhdojnë të rriten. 

Përmes një dalje mediatike pasi  udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky i akuzoi për “sjellje të papërshtatshme”, Szijjarto tha se njerëzit në vendin e tij “tashmë kanë paguar një çmim jashtëzakonisht të lartë” për luftën në Ukrainë.

Hungaria ka qenë anëtarja më ngurruese e BE-së për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka shprehur kundërshtime ndaj vendeve perëndimore që dërgojnë armë në Ukrainë.  Ajo ka zemëruar më tej Ukrainën duke bërë përpjekje të gjera për të bllokuar Kievin në bashkimin me aleancën ushtarake të NATO-s. 

Hungaria është ankuar për vite me radhë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, si dhe është ankuar shpesh për të drejtat e minoritetit hungarez në Ukrainën perëndimore. Gjatë fundjavës, presidenti ukrainas tha: “Unë besoj se kjo është sjellje e papërshtatshme. Unë po ju jap mendimin tim subjektiv. 

Aleati nuk është vetëm një fjalë, është një substancë, është një bashkim shtetesh me të njëjtin këndvështrim për sigurinë dhe për vlerat. 

Ata trajtojnë ndryshe momente të caktuara, por ka një marrëveshje mes aleatëve, të cilët mbrojnë njëri-tjetrin dhe vlerat e tyre përkatëse”.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë tha se hungarezët kanë ofruar “ndihmë të vazhdueshme” për Ukrainën dhe “pranojnë dhe kujdesen për më shumë se një milion refugjatë” nga vendi. 

Madje, shtoi ai, “disa hungarezë – anëtarë të komunitetit hungarez në rajonin Transkarpat – vdiqën në këtë luftë”.

Muajin e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se të gjithë aleatët kishin rënë dakord që Ukraina të bëhej anëtare e aleancës. Mirëpo, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban postoi më vonë linkun e një artikulli në lidhje me komentet e Stoltenberg, duke shkruar: “Çfarë?!” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat