Media e mbështetur nga Kremlini shpalli falimentimin

Bota

Media e mbështetur nga Kremlini shpalli falimentimin

Nga: A.SH Më: 8 prill 2023 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

RT France është vënë në falimentim nga një gjykatë franceze, ka konfirmuar ish-presidenti i organizatës, përcjell Bota sot.

Krahu francez i transmetuesit rus RT është përballur me falimentimin që kur llogaritë e tij u ngrinë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Xenia Fedorova, ish-presidentja e RT France, shkroi në Twitter: "Gjykata e Nanterre mori vendimin për ta vendosur RT France në falimentim - një media që nuk e ka kënaqur Emmanuel Macron që nga fillimi i saj dhe e cila u sanksionua nga BE një vit më parë si [ një masë parandaluese] për shkak të konfliktit në Ukrainë."

Më shumë se 100 punonjës do të lirohen nga puna në ditët në vijim, tha ajo.

BE-ja ndaloi mediat ruse të kontrolluara nga shteti RT dhe Sputnik në mars të vitit të kaluar, në një përpjekje për të goditur dezinformimin mbi luftën në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat