Polonia iu përgjigj thirrjes së Kievit për avionë luftarakë, komandanti ukrainas: Janë nga shekulli i kaluar

Bota

Polonia iu përgjigj thirrjes së Kievit për avionë luftarakë, komandanti ukrainas: Janë nga shekulli i kaluar

Më: 6 prill 2023 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Lloji i avionëve luftarakë të dhuruar nga Polonia së fundmi nuk i plotëson nevojat e Ukrainës në fushën e betejës, u shpreh një nga komandantët më të lartë në forcat ajrore ukrainase.

Serhiy Holubtsov tha se Kievi kishte nevojë të madhe për avionë luftarakë F-16, të cilët janë “katër ose pesë herë” më efektivë se ata të dërguar nga Varshava.

Polonia njoftoi se do të dërgonte gjithsej 16 avionë MiG-29 të epokës sovjetike, ndërsa aleatët perëndimorë në përgjithësi i kanë rezistuar thirrjeve për avionët F-16.

“F-16 është një avion luftarak që është përmbush shumë funksione dhe mund të kryejë të gjithë detyrat ajrore që kërkohen. MiG-29 për fat të keq, është i shekullit të kaluar,” tha Holubtsov në televizionin kombëtar ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat