Zelensky: Beteja për Bakhmut, më e vështira! Vendimet do të merren në bazë të situatës

Bota

Zelensky: Beteja për Bakhmut, më e vështira! Vendimet do të merren në bazë të situatës

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:04
Volodymyr Zelensky

Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se situata në Bakhmut është shumë e vështirë dhe “vendimet përkatëse” do të merren nëse trupat ukrainase janë në rrezik të rrethimit.

Këto ishin fjalët  e para, gjatë një konference për shtyp në Poloni,  që duken se ndryshojnë nga qëllimi i vendosur më parë i Ukrainës për të mbrojtur qytetin në lindje të vendit.

Udhëheqësi ukrainas tha se gjëja më e rëndësishme për të ishte mbrojtja e jetëve të ushtarëve. Bakhmut, një qendër minierash dhe transporti, ka qenë në fokus të ofensivave ruse për muaj të tërë.

Presidenti Zelenskyy e ka cilësuar qytetin si simbolikisht dhe politikisht të rëndësishëm për të ruajtur vullnetin e popullsisë ukrainase për të vazhduar luftën kundër Rusisë dhe për të ruajtur vrullin midis aleatëve në mbështetjen e tyre për Kievin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat