Presidenti polak nderon Zelenskyn me “Urdhërin e Shqiponjës së Bardhë”

Bota

Presidenti polak nderon Zelenskyn me “Urdhërin e Shqiponjës së Bardhë”

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:16
Foto nga takimi

Presidenti polak Andrzej Duda nderoi të mërkurën presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me “Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë” gjatë një ceremonie në pallatin presidencial në Varshavë.

Urdhri i Shqiponjës së Bardhë është “urdhëri më i vjetër dhe më i rëndësishëm polak” dhe u jepet individëve të shquar, tha Duda në prani të Zelensky dhe zonjave të para të dy vendeve.

Zelensky dhe gruaja e tij, Olena Zelenska, janë në Poloni.

Ata janë në një vizitë shtetërore që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat