Biden: Suedia duhet t’i bashkohet pa vonesë NATO-s

Bota

Biden: Suedia duhet t’i bashkohet pa vonesë NATO-s

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:15
Foto nga takimi

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka kërkuar Turqisë dhe Hungarisë – të dyja e kundërshtojnë – që të mirëpresin “pa vonesë” Suedinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Kjo vjen pasi Finlanda iu bashkua zyrtarisht aleancës ushtarake këtë pasdite, raporton skynews.

Biden i ka bërë presion Hungarisë dhe Turqisë që të përfundojnë proceset e tyre të ratifikimit të anëtarësimit të Suedië.

“Mezi pres që të mirëpres Suedinë si anëtare të NATO-s. Sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai në një deklaratë.

Në mënyrë që një vend të anëtarësohet në NATO, të 31 vendet anëtare duhet njëzëri të bien dakord për të bërë një ftesë.

Ndryshe, Finlanda sot është pranuar në aleancën më të madhe ushtarake në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat