Rritet në 28 numri i të vdekurve nga flakët e tragetit

Bota

Rritet në 28 numri i të vdekurve nga flakët e tragetit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:45
Filipine

Të paktën 28 persona humbën jetën dhe 230 të tjerë u shpëtuan pasi një traget pasagjerësh mori flakë në Filipine.

Zjarri filloi në kabinat e anijes me ajër të kondicionuar të mërkurën mbrëma, por është e paqartë se si, thanë zyrtarët.

Mes të vdekurve janë të paktën tre fëmijë, përfshirë një foshnje gjashtë muajshe.

Më herët, sipas zyrtarëve nuk dihej numri i personave të zhdukur, sepse nuk dihej edhe numri i saktë i pasagjerëve, shkruan BBC.

Roja bregdetare e Filipineve tha se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin dhe nuk kishte shenja të mbingarkesës në anije.

Trageti mori mori flakë rreth orës 22:40 me orën lokale (14:40 GMT) në ishullin Baluk-baluk në provincën Basilan. Ai ishte duke udhëtuar në një ishull tjetër.

Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7600 ishuj, ka rekord të dobët të sigurisë detare. Anijet janë shpesh të mbipopulluara, si dhe raportohet për shumë anije të vjetruara ende në përdorim. Majin e kaluar, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një zjarri në një target, që ka transportuar 134 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat