Stuhia e erës vret 7 persona në Siri

Bota

Stuhia e erës vret 7 persona në Siri

Më: 30 mars 2023 Në ora: 06:26
Foto ilustrim

Një stuhi e fortë ere vrau shtatë persona, përfshirë tre fëmijë, në Siri të mërkurën, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Gjashtë viktima vdiqën si pasojë e shembjes së murit nga era e fortë dhe një burrë në provincën qendrore të Sirisë, Homs, vdiq pasi u godit nga një billboard reklamimi.

Të gjitha portet detare u mbyllën për shkak të stuhisë, sipas radios Sham FM.

Shpejtësia e erës pritet të kalojë 100 km në orë dhe do të tërhiqet më vonë, sipas raportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat