Rusia u premton para studentëve dhe të papunëve për të luftuar në Ukrainë

Bota

Rusia u premton para studentëve dhe të papunëve për të luftuar në Ukrainë

Më: 27 mars 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Rusia ka nisur një fushatë të re duke kërkuar vullnetarë për të plotësuar mungesat në ushtri. Sipas mediave të huaja, ata u kanë ofruar shpërblime si para apo përfitime të tjera, ndërsa zyrat e regjistrimit po punojnë me universitet dhe agjencitë e shërbimeve socoale për të joshur studententët dhe të papunët.

Ndërsa luftimet vazhdojnë, të dyja palët po përgatiten për kundërsulme që mund të shkaktojnë shumë viktima dhe makineria e luftës së Putinit ka nevojë për më shumë rekrutë të rinj.

Një mobilizim në shtator i 300,000 rezervistëve, shkaktoi panik në të gjithë vendin, pasi shumica e burrave nën 65 vjeç tani janë zyrtarisht pjesë e rezervave.

Ndërkohë dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga Rusia për shkak të mobilizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat