'Terror mbi popullatën civile': Një i vdekur dhe 25 persona në spital pas sulmit në Zaporizhzhia

Bota

'Terror mbi popullatën civile': Një i vdekur dhe 25 persona në spital pas sulmit në Zaporizhzhia

Nga: A.SH Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:54
Zaporizhzhia

Vetëm një përditësim i shkurtër mbi situatën në Zaporizhzhia, ku një pallat u godit më herët gjatë ditës së sotme, përcjell Bota sot.

Zyrtarët ukrainas tani thonë se një person është vrarë në sulm dhe 25 persona janë dërguar në spital.

Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko u është bashkuar atyre që dënojnë sulmin dhe një sulm tjetër në një objekt arsimor në rajonin e Kievit, i cili ndodhi gjatë natës dhe tani ka vrarë shtatë persona.

Ai shkroi në Twitter: “Ky është terror ndaj popullatës civile.

“Më besoni, nuk do të na mungojë forca dhe zemërimi për të bërë gjithçka që kushdo që lëshon raketa, që ngarkon armët dhe jep urdhër, të ndëshkohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat