Zhduken tonelata uraniumi në Libi

Bota

Zhduken tonelata uraniumi në Libi

Më: 16 mars 2023 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Dy tonë e gjysmë uranium është zhdukur në Libi, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila ngriti alarmin pas vizitës së inspektorëve të saj në vendin e pazbuluar në fillim të javës, shkruan BBC.

Ata zbuluan dhjetë fuçi që përmbante uranium ishte zhdukur.

Ka shqetësime që uraniumi mund të shkaktojë rrezik radiologjik dhe për sigurinë nukleare.

IAEA tha se vendi ku ishte vendosur nuk ishte në territorin që kontrollohet nga qeveria.

Në një deklaratë, kjo organizatë tha se do të udhëheq aktivitete tjera “për të qartësuar rrethanat e largimit të materialit nuklear dhe për lokacionin aktual të tij”. Por, mbetet e paqartë koha e zhdukjes së uraniumit.

IAEA shpjegoi se arritja në vend ka qenë e komplikuar kohët e fundit.

Inspektorët thuhet se kishin dashur të vizitonin vendndodhjen vitin e kaluar, por udhëtimi duhej të shtyhej për shkak të luftimeve midis policëve të ndryshëm libanez.

Në dhjetor të vitit 2003, Libia hoqi dorë publikisht nga armët bërthamore, biologjike dhe kimike dhe ra dakord të kufizohej në posedimin e raketave balistike me një rreze veprimi prej jo më shumë se 300 km.

Por, që nga ish-udhëheqësi i Libisë, kolonel Muammar Gaddafi u rrëzua në vitin 2011, vendi është ndarë në fraksione politike dhe ushtarake.

Ajo tash është e ndarë midis një qeverie të përkohshme në kryeqytetin Tripoli dhe një tjetër në lindje të udhëhequr nga gjenerali Khalifa Haftar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat