Rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi/ Flet ekspertja e sigurisë

Bota

Rrëzimi i dronit amerikan në Detin e Zi/ Flet ekspertja e sigurisë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Ditën e sotme një dron amerikan u rrëzua nga një avion rus, teksa ishte duke patrulluar mbi Detin e Zi.

Sipas mediave të huaja ekspertja e sigurisë dhe mbrojtjes, Deborah Haynes, ka thënë se kjo ngjarje “paralajmëron rrezikun e konfrontimit të drejtpërdrejtë” midis dy kombeve, SHBA-së dhe Rusisë.

Ajo shpjegoi se lufta në Ukrainë ka rritur trafikun ajror dhe të anijeve që operojnë rreth asaj zone dhe sipas tij kjo mund të jetë arsye për rrezikun e përshkallëzimit të paqëllimshëm.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aktualisht aftësinë për të rikuperuar dronin MQ-9 Reaper dhe do të ketë mungesë të ndjeshme në bord”, thotë Haynes.

“Amerikanët do të kenë bërë gjithçka që munden për t’u siguruar që çdo gjë që është sekrete të mos jetë e aksesueshme: të fshihet, të shkatërrohet”, shtoi ajo.

Ajo shton se në të njëjtën kohë, rusët do të mobilizohen për të tërhequr mbetjet e automjetit miliona dollarësh.

Ndërsa Rusia pretendoi se droni ishte parë pranë Krimesë, SHBA-ja e ka mohuar këtë pretendim.

Me thirrjen e ambasadorit rus në Shtëpinë e Bardhë, Haynes thotë se incidenti “është duke u marrë shumë seriozisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat