Piloti rus dënohet me 12 vjet burg për bombardimin e stacionit televiziv ukrainas

Bota

Piloti rus dënohet me 12 vjet burg për bombardimin e stacionit televiziv ukrainas

Nga: A.SH Më: 4 mars 2023 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Një pilot rus është dënuar me 12 vjet burg pasi u shpall fajtor për bombardimin e një stacioni radioteleviziv në qytetin verilindor të Kharkiv, përcjell Bota sot.

Koloneli Maksim Krishtop nisi sulmin vitin e kaluar dhe u kap nga trupat pasi avioni i tij u rrëzua nga garda kombëtare e Ukrainës, tha Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale dhe Mbrojtjes së Informacionit të Ukrainës (SSSCIP).

Ai bombardoi kullën me tetë bomba ajrore FAB-500, përpara se të dilte nga avioni pasi u sulmua, shtoi SSSCIP.

Stacioni i transmetimit, i cili përdorej vetëm për "funksione civile" dhe si "sistem alarmi publik", u shkatërrua.

"Shpresojmë që do të ketë gjithnjë e më shumë raste të tilla dhe të gjithë kriminelët ushtarakë rusë do të marrin atë që meritojnë," tha SSSCIP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat