Pas shfaqjes së një droni ukrainas jo larg Moskës, alarmohen autoritetet ruse

Bota

Pas shfaqjes së një droni ukrainas jo larg Moskës, alarmohen autoritetet ruse

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:30
Droni në Moskë

Shfaqja e një droni ukrainas 120 kilometra larg qendrës së Moskës, ka alarmuar autoritetet e sigurisë në Rusi nga frika se Moska mund të jetë cak i sulmeve me dron.

Kështu në ndërtesat “kyçe” në kryeqytetin rus, janë parë ushtarët duke bërë montimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore Pantsir S-1SM sikurse dhe radarët P-18 Prima 2.

Në rrjetet sociale po qarkullon videoja ku shihen radarët duke punuar mbi kulmin e një ndërtese, që gjendet vetëm 20 kilometra larg   qendrës së Moskës.

Bëhet fjalë për modifikimin e radarit sovjetik P-18, që shërben për monitorimin e hapësirës ajrore dhe zbulimit të fluturakeve pa pilot, aeroplanëve e raketave.

Kujtojmë që dy ditë më parë një dron i ushtrisë ukrainase është parë duke fluturuar jo larg Moskës, duke bërë që autoritetet të alarmohen për këtë.

Në anën tjetër Kievi është zotuar se do të rikthejë tërë rajonet që janë pushtuara nga rusët, dhe se nuk do të bëjnë kurrfarë kompromisi kur bëhet fjalë për vendin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat