Rusia ka ndërprerë furnizimin me armatim të mercenarëve të Wagnerit

Bota

Rusia ka ndërprerë furnizimin me armatim të mercenarëve të Wagnerit

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

I rrethuar nga trupa, një mercenar i Wagnerit deklaroi se ai po humb qindra shokë çdo ditë në luftën e Ukrainës.

Wagner, i cili është një grup mercenarësh që ka dërguar rreth 50 mijë njerëz në Ukrainë, udhëhiqet nga Yevgeny Prigozhin, raporton skynews.

Ai duket se po ndërton një fushatë kundër ministrisë ruse të Mbrojtjes (MM), sipas analizës së Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Ndikimi i Prigozhinit ka rënë pasi presidenti rus, Vladimir Putini largoi aleatët nga struktura tradicionale e komandës ushtarake ndërsa qeveria ruse thuhet se ia ka ndaluar Wagnerit të vazhdojë të rekrutojë të burgosur.

Pa të burgosurit, aftësitë e saja operacionale janë të kufizuara ndërsa Prigozh po fajëson Ministrinë e Mbrojtjes ruse për mungesën e përparimit në vijat e para të frontit në shtetin ukrainas, tha ISW.

“Prigozhin u bë një figurë me ndikim në komunitetin ultranacionalist pro-luftës duke drejtuar kritika të fshehta dhe të hapura ndaj institucionit konvencional rus dhe duke promovuar Wagnerin, si një forcë elitare që mund të siguronte përfitime taktike që ushtria e rregullt ruse nuk mundi. Prigozhin po përpiqet të imitojë këtë rrugë, por është e paqartë nëse do të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, shkruan në analizën e luftës.

Ndryshe, Wagner deri më tani është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat