Ndodh mrekullia në Hatay: Foshnja 10-ditëshe nxirret e gjallë pas 90 orësh nën rrënoja

Bota

Ndodh mrekullia në Hatay: Foshnja 10-ditëshe nxirret e gjallë pas 90 orësh nën rrënoja

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 23:49
Foshnja

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues që goditi të hënën në mëngjes Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në mbi 21 mijë.

Sipas ekspertëve, pas 72 orësh nën gërmadha, mundësitë për jetë reduktohen në vetëm 3%, kurse pas 90 orësh në vetëm 1%.

Mirëpo, para disa çastesh foshnja Yagız Ulas, vetëm 10 ditëshe, 90 orë pas tërmetit u nxor nga rrënojat me nënën e saj në Samandag, Hatay.

Ata u nxorën nga ekipet për kërkim-shpëtim të Komunës Metropolitane të Stambollit.

Presidenti i kësaj komune, Ekrem Imamoglu, tha: “Bebja Yagız Ulas është vetëm 10-ditëshe. Ai u nxor nga rrënojat bashkë me nënën e tij në Samandag, Hatay, 90 orë pas tërmetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat