Vazhdon pushtimi pas armëpushimit të vetëshpallur nga Putin, Rusia pretendon se ka “çliruar” një fshat në Donetsk

Bota

Vazhdon pushtimi pas armëpushimit të vetëshpallur nga Putin, Rusia pretendon se ka “çliruar” një fshat në Donetsk

Më: 9 janar 2023 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Rusia pretendon se kanë pushtuar fshatin Bakhmuts’ke në rajonin e Donetsk-ut ditën e sotme, sipas një deklarate të publikuar nga shtabi i Mbrojtjes Territoriale të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.

Ky pushtim vjen pas mbarimit të armëpushimit të vetëshpallur nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Që nga 9 janari 2023, fshati Bakhmuts’ke në territorin e Republikës Popullore të Donetsk u çlirua nga Forcat e Armatosura Ruse”, thuhet në deklaratën e rusëve.

Fshati Bakhmuts’ke ndodhet pranë Soledar dhe Bakhmut, zonë e cila ka qenë vendi i luftimeve intensive për muaj të tërë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e djeshme e ka quajtur qytetin e Bakhmut-it dhe Soledar-it si “një nga vendet më të përgjakshme në vijën e frontit”.

Deri më tani nuk ka një përgjigje nga ana e Ukrainës për të vërtetuar apo hedhur poshtë këtë pretendim  nga ana e Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat