Bota

SHBA e hapur pėr negociata me Iranin

Bota Sot | 24.10.2012 09:09
SHBA e hapur pėr negociata me Iranin

Shtėpia e Bardhė tha se presidenti Barack Obama ėshtė i hapur pėr tė zhvilluar bisedime dypalėshe me Iranin nė lidhje me programin bėrthamor tė Republikės Islamike, por se negociata tė tilla nuk janė planifikuar aktualisht.

Zėdhėnėsi Jay Carney tha tė martėn se administrata Obama ėshtė “e hapur pėr negociatat nėse edhe iranianėt janė serioze nė lidhje me zhvillimin e negociatave.”

Edhe SHBA-ja, edhe Irani kanė mohuar mė herėt njė raport tė “New York Times”, i cili thoshte se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanė rėnė dakord nė parim pėr negociatat.

Gjatė debatit tė fundit presidencial Obama tha se ai pėr njė kohė tė gjatė ia ka ofruar Iranit mundėsinė e diskutimeve dypalėshe.

Obama tha gjithashtu se SHBA-tė mbėshtesin sanksionet ndėrkombėtare, qė tashmė kanė nisur tė japin efektin e tyre, duke goditur ekonominė iraniane.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus