​Vendet ku është më i përhapur vegjetarinizmi

Bota

​Vendet ku është më i përhapur vegjetarinizmi

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 17:33
Ilustrim

Vegjetarianizmi në kontekstin e të ushqyerit njerëzor është një grup praktikash dietike që përjashtojnë nga ushqyerja mishin e çdo kafshe (kryesisht mishin dhe produktet e peshkut). Ato vendosen në bazë të arsyeve etike, mjedisore, fetare, higjienike ose shëndetësore. Por cilat janë vendet me një përqindje të lartë të vegjetarianëve të raportuar në mbarë botën? Sipas renditjes së hartuar nga Worldatlas këto jane 10 vendet më të mira në botë për përqindjen e vegjetarianëve në botë.

Australi

Australia, gjithëmonë e më shumë po rrit nurmin e vegjetarianëve ndërsa aktualisht ka rreth 5.5% e popullsisë së përgjithshme vegjetariane.

Irlanda

Rreth 6% e popullsisë irlandeze i përmbahet vegjetarianizmit.

Brazil

Brazili është i vetmi komb i Amerikës së Jugut që hyn në këtë listë, me një normë vegjetariane prej 8%.

Mbretëria e Bashkuar

Në Mbretërinë e Bashkuar vlerësimi i vegjetarianëve është rreth 9% e popullsisë, një numër që është vazhdimisht në rritje.

Gjermani

Popullsia gjermane është 9% vegjetariane.

Austria

Austria ka një normë vegjetariane prej rreth 9%.

Italia

Italia renditet me një përqindje vegjetarianësh të barabartë me 10% të popullsisë.

Tajvan

Tajvani ka një normë vegjetariane prej 12% të popullsisë.

Izraeli

Në Izrael 13% e popullsisë është vegjetariane.

India

India renditet e para në botë me 38% të popullsisë së përgjithshme. Shmangia e produkteve shtazore nuk lidhet më me kuzhinën Ayurvedike të Indisë apo me motive fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat