​Zelensky: Nuk ka vend në Bakhmut që të mos jetë i mbuluar me gjak

Bota

​Zelensky: Nuk ka vend në Bakhmut që të mos jetë i mbuluar me gjak

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:29
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në deklaratën e sotme tha se nuk ka vend në qytetin lindor të Bakhmut që të mos jetë i mbuluar me gjak.

Zelensky shtoi se vetëm disa civilë mbetën në qytet, i cili ishte shtëpia e 70.000 njerëzve para luftës me Rusinë.

"Nuk ka orë që nuk dëgjohet zhurma e tmerrshme e artilerisë dhe nuk ka vend që nuk është i mbuluar me gjak. Megjithatë, Bakhmut qëndron në këmbë", tha Zelensky.

Qyteti, i vendosur në rajonin lindor të Donetsk, ka qenë skena e luftimeve të pamëshirshme për muaj të tërë. Trupat ruse po përpiqen të shtyjnë në zonë në përpjekjen e tyre për të marrë kontrollin e plotë të Donbasit, duke u mbështetur kryesisht te mercenarët për ta bërë këtë.

Zelensky vizitoi Bakhmutin më herët në dhjetor, duke e përshkruar qytetin si "një kështjellë ukrainase në vijën e frontit". Beteja në Bakhmut u bë nga më të ashprat e deritanishme të luftës dhe banorët u detyruan të strehoheshin nën tokë edhe në kushtet e dimrit.

Disa analistë ushtarakë thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike për Rusinë, por analistë të tjerë argumentojnë se kapja e tij do të hapte rrugën për në Sloviansk dhe Kramatorsk - dy qendra të rëndësishme industriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat