Moska fajëson forcat pro-Kiev për sulmin në Kherson

Bota

Moska fajëson forcat pro-Kiev për sulmin në Kherson

Nga: A.SH Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Guvernatori i vendosur nga Rusia në Kherson ka akuzuar Kievin se qëndron pas bombardimeve që vranë të paktën 10 persona më herët të shtunën, përcjell Bota sot.

“Ky është një provokim i neveritshëm me qëllim të qartë për të fajësuar forcat e armatosura ruse”, shkroi Volodymyr Saldo në Telegram.

Rusia kontrollon shumicën, por jo të gjithë rajonin Kherson. Qyteti i Khersonit u rimor nga forcat ukrainase në nëntor në një goditje të madhe për ushtrinë ruse.

Ndihmësi presidencial ukrainas Kyrylo Tymoshenko tha se sulmi erdhi nga një raketë e shumëfishtë grad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat