Teatri i Mariupolit shkatërrohet nga pushtuesit rusë

Bota

Teatri i Mariupolit shkatërrohet nga pushtuesit rusë

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 19:18

Teatri “Talismanic” në Mariupol që u rrethua në mars ndërsa qindra njerëz thuhej se ishin strehuar atje, pothuajse është rrëzuar plotësisht nga pushtimi rus, thonë vendasit.

Një këshilltar i kryebashkiakut ukrainas të Mariupolit ka thënë se okupatorët në Mariupol kanë shkatërruar gjysmën e teatrit të dramës, shkruan Skynews.

“Ata sapo e shkatërruan atë. Kështu që për dy ditë nuk do të ketë as një kujtim fizik për të”.

Rusia e ka bërë të qartë se do të ngrejë një ndërtesë të re në vend të saj – por nuk është e qartë se çfarë do të jetë kjo.

Më parë, rreth ndërtesës u vendosën ekrane për ta mbrojtur atë nga pamja e publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat