Pamje nga vija e frontit në Bakhmut, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve

Bota

Pamje nga vija e frontit në Bakhmut, ku po zhvillohen luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 13:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Prej më shumë një muaj janë duke u zhvilluar luftime të ashpra në Bakhmut të Ukrainës, që po konsiderohet si beteja më e përgjakshme mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse.

Pothuajse çdo minutë që kalon në këtë qytet të Ukrainës, ndodhin shpërthime, vrasje e plagosje, ku nga ky vend nuk ka mbetur pothuajse asgjë pa u shkatërruar.

Një video amatore shfaq situatën aktuale në këtë vend, ku ushtarëve u fluturojnë plumbat mbi kokë dhe vazhdimisht janë të rrezikuar nga artileria.

Luftime të ashpra po zhvillohen edhe në disa qytete tjera në jug të Ukrainës, e Kievi ka arritur të çlirojë dhjetëra fshatra.

Në anën tjetër, vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në SHBA, po cilësohet si tejet e rëndësishme dhe konfirmim i përkushtimit amerikan për ta mbështetur Ukrainën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat