Tragjedi në Afganistan/ Shpërthen çisterna e karburantit, humbin jetën 19 persona, mes tyre gra e fëmijë

Bota

Tragjedi në Afganistan/ Shpërthen çisterna e karburantit, humbin jetën 19 persona, mes tyre gra e fëmijë

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Të paktën 19 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë mbetën të plagosur, pas një shpërthimi të një çisterne karburanti në një tunel në Kabul të Afganistanit, ditën e djeshme.

Tuneli Salang, rreth 130 km në veri të Kabulit, është një rrugë kyçe që lidh veriun dhe jugun e vendit.

Një zëdhënës i provincës Parwan, Said Himatullah Shamim, deklaroi se nga shpërthimi humbën jetën 19 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, teksa shtoi se të mbijetuarit mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe se numri i viktimave mund të rritet.

Sipas një zyrtari afgan, midis të vdekurve janë 5 gra dhe 2 fëmijë, ndërsa identifikimi i disa prej viktimave është e pa mundur pasi disa prej tyre janë djegur plotësisht.

Autoritetet e vendit janë duke punuar për të zbardhur shkakun e aksidentit, por deri më tani nuk ka asnjë informacion pse dhe si ndodhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat