Rusët bombardojnë shtëpitë e civilëve në qytetin ukrainas Kryvirih, patrulla e policisë arrin ta shpëtojë nga rrënojat një fëmijë

Bota

Rusët bombardojnë shtëpitë e civilëve në qytetin ukrainas Kryvirih, patrulla e policisë arrin ta shpëtojë nga rrënojat një fëmijë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 16:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria ruse po vazhdon me sulme mbi civilët ukrainas, pavarësisht se Kremlini deklaron se kanë për objektiv infrastrukturën ushtarake.

Madje sulmet ajrore vazhdimisht kanë për objektiv infrastrukturën energjetike, me qëllimin e vetëm që t’i lë ukrainasit të kenë probleme më të mëdha në ditët e ftohta të dimrit.

Në sulmet më të fundit në Kryvirih, janë goditur shtëpitë private, brenda të cilave kishte gra, fëmijë e pleq.

Këtë e dëshmon videoja e patrulle të policisë së këtij qyteti, që shihen duke shpëtuar një fëmijë që kishte ngecur në rrënojat e shtëpisë së goditur nga raketat ruse.

Në video shihet se shumë pak ka mbetur na shtëpia që u bombardua dhe fëmijën që kishte ngecur nën to, por që për fat të mirë u nxjerr gjallë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat