Një dhuratë që kreu i policisë polake mori në Ukrainë shpërtheu në Varshavë

Bota

Një dhuratë që kreu i policisë polake mori në Ukrainë shpërtheu në Varshavë

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Një dhuratë që i është dhënë shefit të policisë polake gjatë vizitës së fundit në Ukrainë, ka shpërthyer në selinë e policisë në Varshavë.

Komandanti dhe një punonjës civil pësuan lëndime të lehta, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Poloni.

Shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 7:50, njoftoi ministria, e cila nuk specifikoi se çfarë mjeti ka marrë si dhuratë komandanti i policisë polake gjatë një vizite pune në Ukrainë, raporton AP.

Komandanti u takua me drejtuesit e policisë së Ukrainës dhe shërbimeve të urgjencës të dielën dhe të hënën, njoftoi ministria polake.

“Polonia ka kërkuar shpjegim nga pala ukrainase”, thuhet ndër tjera në kumtesën e ministrisë së Brendshme polake.

Gjithashtu është bërë e ditur se komandanti i policisë ndodhet prej ditës së djeshme në spital, ndërsa punonjësi civili i lënduar  nuk është shtruar në spital pasi nuk ka qenë e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat