​Trupat e 27 personave që besohet se janë emigrantë nga Etiopia, janë gjetur në Zambia

Bota

​Trupat e 27 personave që besohet se janë emigrantë nga Etiopia, janë gjetur në Zambia

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 22:25
Ilustrim

Trupat e 27 personave, që besohet se janë emigrantë nga Etiopia, u gjetën të hedhura buzë rrugës në periferi të kryeqytetit të Zambisë, Lusaka të dielën, tha policia.

"Hetimet tona paraprake tregojnë se gjithsej 28 burra, të moshës midis 20 dhe 38- vjeç, u hodhën në Meanwood Nkhosi përgjatë rrugës Chiminuka në zonën Ngwerere nga njerëz të panjohur," tha në një deklaratë zëdhënësi i policisë Danny Mwale.

Një i mbijetuar i vetëm i gjetur "duke gulçuar për ajër" në orët e para u dërgua me urgjencë në një spital lokal, shtoi ai.

Zëdhënësi tha se trupat u dërguan në morg për identifikim dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Mwale tha se hetimet për këtë çështje ishin nisur pasi policia u alarmua nga anëtarët e publikut.

Zambia është një pikë transiti për migrantët, kryesisht nga vendet e Afrikës Lindore, të cilët duan të arrijnë në Afrikën Jugore.

Viktimat, shpesh nga Ruanda, Burundi, Somalia dhe Etiopia, ikin nga konflikti dhe uria në kërkim të kullotave më të gjelbra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat