SHBA-ja miraton shitjen e 116 tankeve për Poloninë

Bota

SHBA-ja miraton shitjen e 116 tankeve për Poloninë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 06:12
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Mariusz Blaszczak njoftoi se autoritetet e SHBA-së kanë miratuar shitjen e 116 tankeve “Abrams” që do t‘i shtohen ushtrisë së vendit.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter, Blaszczak tha se një hap tjetër është lënë pas në rrugën për të rritur potencialin e blinduar të Forcave të Armatosura të Polonisë.

“Autoritetet e SHBA-së miratuan shitjen e 116 tankeve ‘Abrams’. Po vazhdojmë me bisedimet për çmimin. Dorëzimet e para janë të mundur në vitin 2023”, tha Blaszczak duke vënë theksin e një ushtrie të fuqishme.

Në një deklaratë në median sociale në korrik, Blaszczak tha se “Qeveria e Polonisë ka rënë dakord me SHBA-në për një marrëveshje lidhur me blerjen e 116 tankeve ‘Abrams’, marrëveshje që do të forconte aftësinë mbrojtëse të ushtrisë polake”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat