ShBA sanksionon zyrtarët e Koresë së Veriut për testimet raketore

Bota

ShBA sanksionon zyrtarët e Koresë së Veriut për testimet raketore

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:37
Ilustrim

Uashingtoni ka vendosur sanksione të reja ndaj individëve dhe subjekteve të lidhura me programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, deklaruan përfaqësues të Thesarit amerikan.

U sanksionuan tre zyrtarë të Partisë së Punës të Koresë së Veriut dhe kjo në koordinim të ngushtë me aleatët e SHBA-së, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Përfaqësuesi i Thesarit, Brian Nelson shtoi se ”sanksionet synuan tre zyrtarë që kanë pasur role udhëheqëse në programet e paligjshme të armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike të Koresë së Veriut”, shkruan ATSh.

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale në mes të nëntorit, një ngjarje e tillë u prit me kritika ndërkombëtare.

Raketat me aftësinë për të ecur më shumë se 5 000 kilometra llogariten si ICBM.

OKB e ndalon Korenë e Veriut të testojë ICMB dhe raketa të tjera balistike në varësi të dizajnit të tyre.

Situata në gadishulli Korean aktualisht është shumë e tensionuar pasi raketat po testohen në një frekuencë të lartë.

Vëzhguesit i frikësohen faktit se testi i parë bërthamor i Phenianit është i afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat