Putini hodhi stilolapsin, Lukashenko shihet i tronditur – kjo është arsyeja

Bota

Putini hodhi stilolapsin, Lukashenko shihet i tronditur – kjo është arsyeja

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 17:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti rus Vladimir Putin u takua të mërkurën me kryeministrin armen Nikol Pashinyan në margjinat e samitit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në Jerevan.

Sipas mediave të huaja, takimi mes dy liderëve erdhi pasi Pashinyan refuzoi të nënshkruante një draft-deklaratë të samitit të CSTO.

Gjatë takimit të tij me Putinin, Pashinyan tha se në një seancë të Këshillit të Sigurisë Kolektive të CSTO janë marrë shumë vendime, por nuk kanë mundur të bien dakord për disa çështje.

Siç vënë në pah mediat, më herët gjatë ditës, Pashinyan u tha krerëve të vendeve anëtare të CSTO se ai nuk do të nënshkruante një projekt-deklaratë nga grupi.

Ai tha se kjo ishte për shkak të mungesës në deklaratën e një vlerësimi politik të “agresionit” të Azerbajxhanit kundër integritetit territorial të Armenisë.

Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) është një aleancë ushtarake ndërqeveritare në Euroazi e përbërë nga gjashtë shtete post-sovjetike: Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Rusia dhe Taxhikistani.

Ndërkohë në mediat sociale po qarkullon një video në të cilën thuhet se shihet Nikol Pashinyan i cili refuzoi të nënshkruajë një deklaratë pas samitit të CSTO.

Në fakt, vlerësohet më tej, kjo do të thotë se CSTO është “shembur” plotësisht.

Dhe siç theksohet më tej, pas veprimit të tij, Putini hodhi stilolapsin, ndërsa Alexander Lukashenko i Bjellorusisë shihet i tronditur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat