Turqia, goditje ajrore në Siri dhe Irak

Bota

Turqia, goditje ajrore në Siri dhe Irak

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Ministria turke e Mbrojtjes tha se ka ndërmarrë sulme ajrore mbi rajonet veriore të Sirisë dhe Irakut, duke vënë në shënjestër grupet kurde që Ankaraja i konsideron përgjegjës për sulmin me bombë të javës së kaluar në Stamboll.

Avionët luftarakë sulmuan bazat e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, dhe Njësitë e Mbrojtjes Popullore Siriane, ose YPG, tha ministria të dielën.

Ministria e Mbrojtjes tha se 89 objektiva, përfshirë strehime dhe depo municionesh, u shkatërruan në sulmet ajrore.

Njoftimi shton se "të ashtuquajturit drejtues të organizatës terroriste ishin në mesin e atyre që u neutralizuan".

Turqia tha se sulmet u ndërmorrën bazuar në të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Agjencia shtetërore turke Anadolu njoftoi se një ushtar turk dhe dy policë u plagosën si pasojë e një rakete të lëshuar në provincën kufitare siriane Kilis të Turqisë.

Anadolu tha se raketa goditi një zonë pranë një postblloku kufitar, por nuk dha më shumë detaje. Më herët, Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët thanë se do të hakmerren kundër sulmeve ajrore turke të dielën./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat