Panik në televizionin e Putinit: Gjithçka që kemi është nga Perëndimi, nuk do të kemi çfarë të ngasim

Bota

Panik në televizionin e Putinit: Gjithçka që kemi është nga Perëndimi, nuk do të kemi çfarë të ngasim

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 15:22
Panik në televizionin e Putinit

Në televizionin publik të Rusisë në emisionin 60 minuta, që e udhëheq një grup i propaganduesve të Vladimir Putinit, Olga Skabajeva dhe Evgeni Popov, pati një debat të ashpër me të ftuesit të cilët nuk pajtoheshin me prezantuesit për izolimin e ekonomisë ruse nga perëndimi.

Megjithatë, Popov në një moment duket se u tregua i “arsyeshëm”, duke thënë se Rusia nuk do të mbijetonte as edhe një ditë pa resurset e perëndimit.

“Po thoni ta nacionalizojmë, të marrim gjithçka nga gjermanët?! Trenat tonë do të ndalen nesër. Çfarë do të ngasim? Nuk kemi çfarë të ngasim, duhet ta pranojmë këtë. Natyrisht se është të futesh në mjet të blinduar dhe të thuash – të nacionalizojmë gjithçka. E çfarë të ngasim? Çfarë do të përdorim për prodhimin e telefonave. Çfarë do të bëjmë”, bërtiste Popov.

E të ftuarit tentonin t’ia ndërprisnin fjalimin e tij agresiv me “kundër argumente”, por ai nuk lëshonte pe. E gruaja e tij Skabajeva, ndryshe e njohur për retorikën antiperëndimore që shpesh me buzëqeshje në fytyrë kërcënon Perëndimin me armë bërthamore, thjesht vëzhgonte situatën.

“E ata që i rrezikuan të gjitha këto? A t’i sjellim para drejtësisë? Hajdeni ta bëjmë! Por ky veprim nuk do të prodhojë trena të rinj, nuk do të shfaqen aeroplanët, nuk kemi aeroplanë për linja të gjata. Po, gjithçka çfarë kemi është nga Perëndimi. A mund të nacionalizojmë gjithçka tani, çfarë do të bëjmë? Është një pyetje që nuk ka përgjigje”, vazhdoi të bërtet Popov.

E pretendimet e propagandisti rus u dëshmuan këtë javë, kur në Samitin e G20-ës mori pjesë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili u shfaq në Bali me iPhone, orë të Apple dhe bluzë të artistit amerikan Jean-Michel Basquiat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat