​Udhëheqësi suprem afgan urdhëron zbatimin e plotë të ligjit të sheriatit

Bota

​Udhëheqësi suprem afgan urdhëron zbatimin e plotë të ligjit të sheriatit

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 14:16
Haibatullah Akhundzada

Ekzekutimet publike dhe amputimet janë disa nga dënimet për krime që përfshirjnë tradhtinë bashkëshortore dhe vjedhjen.

Haibatullah Akhundzada citohet t’u ketë thënë gjyqtarëve që të shqyrtojnë dosjet e hajdutëve, rrëmbyesve dhe rebelëve dhe të zbatojnë ligjin e sheriatit. Ai ka urdhëruar ata që të zbatojnë plotësisht aspektet e ligjit islamik që përfshijnë ekzekutimet publike dhe amputimin e gjymtyrëve për hajdutët, tha zëdhënësi kryesor i talebanëve.

Dijetarët islamikë thonë se krimet që çojnë në këtë dënim kërkojnë një shkallë shumë të lartë provash, duke përfshirë, në rastin e tradhtisë bashkëshortore, rrëfimin ose të dëshmuarit nga katër muslimanë meshkuj të rritur.

Gratë kanë parë që të drejtat e fituara me vështirësi të zhduken në 15 muajt e fundit .

Shumica e punonjëseve femra të qeverisë kanë humbur punën e tyre, ose po paguhen një shumë të vogël për të qëndruar në shtëpi, ndërsa grave u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë pa një të afërm mashkull dhe duhet të mbulohen me burka ose hixhab kur janë jashtë shtëpisë.

Në javën e kaluar, talebanët gjithashtu ndaluan gratë të hyjnë në parqe, panaire argëtimi, palestra dhe banja publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat