​Netanyahu mori një mandat nga presidenti për të formuar një qeveri

Bota

​Netanyahu mori një mandat nga presidenti për të formuar një qeveri

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 17:33
Benjamin Netanyahu

Lideri i Likud-it, Benjamin Netanyahu tha sot, pasi mori zyrtarisht mandatin për të formuar një qeveri të re nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, se ai do të jetë kryeministër për të gjithë.

Votuesit kanë dhënë besimin e tyre të qartë për mua dhe Likud, si dhe për partitë që janë me ne. Por dua të them se kam ndërmend të jem kryeministër i të gjithëve, atyre që më votuan dhe atyre që nuk më votuan”, tha ai, raportoi gazeta izraelite “Jerusalem Post”.

Ai theksoi se edhe nëse ka dallime për çështjet themelore në popull, ka më shumë se mjaft çështje për të cilat shumica dërrmuese mund të bashkohet dhe të pajtohet.

Ne jemi vëllezër, ne duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit”, shtoi Netanyahu.

Netanyahu mori zyrtarisht mandatin për të formuar një qeveri nga presidenti Isaac Herzog, pasi mori 64 rekomandime në konsultimet që Herzog zhvilloi javën e kaluar me përfaqësuesit e të gjitha partive që do të jenë në Knessetin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat