Holanda do t’i japë Ukrainës edhe 110 mln euro për restaurimin e sistemit energjetik

Bota

Holanda do t’i japë Ukrainës edhe 110 mln euro për restaurimin e sistemit energjetik

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Ukrainasit do të përballen me kushte rraskapitëse në muajt e ardhshëm për shkak të dimrit të ashpër. Nisur nga kjo Holanda do të sigurojë një shtesë prej 110 milionë eurosh për të ndihmuar me furnizimin me energji dhe strehimin këtë dimër vendin e përfshirë në luftë prej muajsh tashmë. Ndërkaq edhe SHBA deklaron vendosmërinë e saj për të ndihmuar Ukrainën për mbrojtjen e infrastrukturës kritike për vendin.

Holanda do t’i japë Ukrainës 110 milionë euro shtesë për të ndihmuar në furnizimin me energji këtë dimër. Lajmin e bëri të ditur Ministrja holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Liesje Schreinemacher, e cila paralajmëroi se Ukraina po përgatitet për një dimër të ashpër, ku gjysma e sistemeve të furnizimit me energji janë shkatërruar.

Në këtë kontekst, ministrja holandeze u shpreh se ukrainasit do të përballen me kushte rraskapitëse në muajt e ardhshëm. Holanda do të sigurojë një shtesë prej 110 milionë eurosh për të ndihmuar me furnizimin me energji dhe strehimin këtë dimër.

Siç është raportuar, Holanda planifikon të kontribuojë me 100 milionë euro në Fondin e sapokrijuar Ndërkombëtar për Ukrainën (IFU) për të financuar blerjen e pajisjeve ushtarake për nevojat e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Holanda gjithashtu synon të dërgojë 50 deri në 100 personel ushtarak për të marrë pjesë në misionin e BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e garantoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dimitro Kuleba, se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Ukrainën për të mbrojtur infrastrukturën kritike nga sulmet ruse.

Në Samitin e ASEAN që u mbajt në Kamboxhia, ndërsa përshëndeti suksesin e arritur me çlirimin e Khersonit, Blinken vuri në dukje rreziqet e mëdha për infrastrukturën energjetike të Ukrainës për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Federata Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat