Blaszczak-Austin diskutojnë për stacionimin e trupave amerikane në Poloni

Bota

Blaszczak-Austin diskutojnë për stacionimin e trupave amerikane në Poloni

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 23:21
Blaszczak-Austin

Situata aktuale në Ukrainë, prania e trupave amerikane në Poloni dhe bashkëpunimi polako-amerikan në fushën e mbrojtjes, ishin temat kryesore të bisedës telefonike mes zëvendëskryeministrit polak, Mariusz Blaszczak dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Zhvillova një bisedë shumë të rëndësishme me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin. Ne folëm për agresionin e Rusisë dhe situatën aktuale në Ukrainë”, shkroi Blaszczak në Twitter.

“Ne diskutuam në detaje stacionimin e trupave amerikane në Poloni, si dhe bashkëpunimin ushtarak dhe modernizimin e ushtrisë polake”, shtoi Blaszczak, shkruan ATSH. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat