Cilat janë synimet strategjike të Perëndimit në Luftën e Ukrainës?

Bota

Cilat janë synimet strategjike të Perëndimit në Luftën e Ukrainës?

Nga Më 4 shtator 2022 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Lufta në Ukrainë dhe reagimi i botës ndaj saj, do të jetë një faktor vendimtar në formësimin e rendit global politik dhe ekonomik gjatë dekadës së ardhshme. Sidomos veprimet, narrativat dhe planifikimi i veprimeve nga aleatëtperëndimorë në lidhje me Rusinë dhe rolin e Jugut Global në rindërtimin e Ukrainës pas luftës, do të tregojnë se cilat janë qëllimet e tyre strategjike afatgjata. 

A dëshiron Perëndimi ta shohë thjesht Rusinë të mundur, dhe NATO-n të zgjerohet dheforcohet, apo të sigurojë një “fitore” në Ukrainë, e cila hedh themelet për një botë në të cilën demokracia është më e sigurt, dhe qeverisja globale më gjithëpërfshirëse dhe efektive?

Ndërsa rezultati i luftimeve në terren mbetet i pasigurt, synimet strategjike të Perëndimit, veçanërisht se si synon ta trajtojë Rusinë në rast se fiton Ukraina, do të ketë pasoja të mëdha. Çështja kryesore, është nëse aleatët do të synojnë të ndëshkojnë Rusinë në tërësi, duke iimponuar dëmshpërblime të rënda, apo në vend të kësaj do të synojnë vetëm regjimin autokratik të presidentit Vladimir Putin, duke e kufizuar barrën ndaj popullit rus.

Në fillim të luftës, aleatët perëndimorë theksuan se objektivat e tyre parësore ishin mbrojtja e Kartës së OKB-sëdhe e demokracisë. Në fund të pranverës, disa strategë dhe zyrtarë amerikanë mbrojtën idenë e dobësimit tëpërhershëm të Rusisë si një qëllim strategjik, edhe pse nuk është e qartë nëse ky do të ishte ende një objektiv, në rastin e ndryshimit të regjimit në Rusi.

Ndërsa çdo zgjidhje përfundimtare e konfliktit në Ukrainë, duhet të kërkojë që Rusia të mbajë një pjesë të barrës së rindërtimit të vendit nga një luftë që e filloi vetë, ashpërsia e kushteve të vendosura ndaj popullit rus do të ketë pasoja politike. Sa më të ashpra të jenë kushtet, aq më shumë gjasa do të jetë që Rusia të afrohet me Kinën, dhe një aks i ngushtë kino-rus do të bëhet pjesë e rendit gjeopolitik të pasluftës.

Efekti i një aleance të tillë nuk duhet nënvlerësuar. Ndërsa Kina do të ishte qendra e gravitetit të këtij aksi, PBB-ja relativisht e vogël e Rusisë (më e vogël se ajo e Italisë ) nuk duhet të

na nxisë të shpërfillim aftësitë shkencore të këtij vendi, madhësinë e arsenalit bërthamor, pasurinë e madhe me burime natyrore dhe rëndësinë strategjike të territorit të saj të stërmadh.

Duke vendosur masa që e trajtojnë popullin rus ndryshe nga Putini dhe autokracia e tij, demokracitë e botës mund të shpresojnë të parandalojnë një rezultat afatgjatë, në të cilin Rusia do të “humbasë”. Ndalimi i të gjithë rusëve nga hyrja në Bashkimin Evropian, siç propozojnë tani disa politikë–bërës , është një lëvizje që do ta shtyjë Rusinë drejt Kinës. 

Dhe ndarja iluzore e botës në demokraci dhe autokraci, vjen nga i njëjti manual jo–efektivdhe polarizues. Kur kemi të bëjmë me diktatura si ajo e Putinit, një element kyç i çdo strategjie të suksesshme diplomatike, është të bëhet dallimi midis liderëve politikë dhe qytetarëve të zakonshëm.

​​Është e vërtetë, që fuqia e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e bëri të pamundur që ajo të luante një rol koordinues në kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë. Por aleatët perëndimorë që e morën përsipër këtë detyrë, bënë pak përpjekje për t’u konsultuar me Jugun Global në vendimmarrjen e tyre, apo për ta përfshirë atë në procesin e rindërtimit të pasluftës.

Sigurisht, është gjithashtu e vërtetë që pjesa më e madhe e Jugut Global, abstenoi nga votimi ndaj 2 rezolutavekryesore në Asamblenë e Përgjithshme në mars, që e dënuan agresionin e Rusisë. Por Perëndimi duhet ta kishte pranuar se reagimi i vendeve në zhvillim ndaj luftës,pasqyronte reflekse të vjetra dhe të rrënjosura thellë, prakujtesën e hidhur kolektive ndajkolonializmit evropian, dhe mbështetjen e Bashkimit Sovjetik për shumë nga këto vende gjatë luftës së tyre për pavarësi.

Për më tepër, Konferenca e Luganos e organizuar nga aleatët perëndimorë në fillim të korrikut, për të krijuar një platformë për rindërtimin e Ukrainës, nuk përfshiu asnjë vend nga Jugu Global. Dikush mund të thotë se konferenca ishte kryesisht një takim donatorësh. Por 

ai përjashtoi shtetet e pasura të Gjirit, teksa përfshiu vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, asnjëra prej të cilave nuk ka të ngjarë të jetë në gjendje të kontribuojë shumë financiarisht.

Rindërtimi i Ukrainës do të kërkojë qindra miliarda dollarë . Prandaj kjo përpjekje rrezikon të privohet nga ndihma e konsiderueshme nga Jugu Global, që ende po përpiqet t’i bindë vendet e pasura të mbajnë premtimin e tyre të kahershëm për të dhënë 100 miliardë dollarë në vit,për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe ndihmën ndaj vendeve më të varfra. 

Po ashtu, do të jetë interesante të shihet shkalla në të cilën rregullat e prokurimit për projektet e rindërtimit në Ukrainë, do të lejojnë të konkurrojnë në mënyrë të ndershme vendet në zhvillim dhe jo-donatore. Por mund të mos jetë tepër vonë që Perëndimi të përfshijë Jugun Global – sidomos vende si India dhe Afrika e Jugut, të cilat kanë kapacitete të mira teknike në sektorë të caktuar – në procesin e rindërtimit të Ukrainës. 

Po ashtu, Perëndimi duhet të përfshijë edhe vendet në zhvillim në përcaktimin e rregullave në lidhje me sanksionet e mundshme që do të mbeten në fuqi ndaj Rusisë pas fazës së parë të zgjidhjes së konfliktit, si dhe rregulloret mbi asetet e ngrira ruse.

Në rast se Ukraina do ta fitojë këtë luftë, trajtimi i Rusisë nga Perëndimi dhe qëndrimi i saj ndaj Jugut Global gjatë rindërtimit të Ukrainës, do të përcaktojnë nëse rezultati i luftës do të shërbejë si pikënisje për një përparim global drejt një multilateralizmi më gjithëpërfshirës dhe të barabartë. Në rastin më të keq, Perëndimi do të korrë një fitore shumë të kushtueshme, e cila do të sjellë forcimin e autokracisë dhe thellimin e mëtejshëm të ndarjeve globale.

Shënim:Kemal Derviş, ish-Ministër i Çështjeve Ekonomike në Turqi, dhe ish-administrator iProgramit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Aktualisht bashkëpunëtor i në thinj-tankun amerikan Brookings Institute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat