Putin shkarkon gjashtë gjeneralë, s’bën mjaftueshëm për ta pushtuar shpejt Ukrainën

Bota

Putin shkarkon gjashtë gjeneralë, s’bën mjaftueshëm për ta pushtuar shpejt Ukrainën

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 17:23
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shkarkuar të paktën gjashtë gjeneralë me arsyen se lufta në Ukrainë nuk përparoi shpejt.

Kremlini zyrtar priste që Ukraina të pushtohet brenda disa ditësh, ndërsa gjashtë muaj më vonë Putin tashmë e ka humbur durimin me gjeneralët e tij.

Lajmin për shkarkimin e gjeneralëve e ka konfirmuar edhe Ministria Ruse e Mbrojtjes, ku tha se Putin dhe ministri Sergei Shoigu, e kanë marrë vendimin për shkarkimin e tyre.

Teksa Rusia është shtyrë prapa në jug të Ukrainës dhe është mbyllur në një ngërç të përgjakshëm në lindje, ministri Shoigu pretendoi se forcat ruse kanë ngadalësuar përparimin e tyre për të parandaluar viktimat civile. Ministria e Mbrojtjes tha se kjo “pothuajse me siguri është dezinformim i qëllimshëm”, shkruan Express.co.uk.

Në ditën e njoftimit të Shoigu, një raketë balistike ruse SS-26 Iskander goditi një tren në qytetin Chaplyne duke vrarë dy fëmijë. I njëjti sulm ishte përgjegjës për vdekjen e të paktën 23 civilëve të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat