Mack Rutherford, piloti më i ri që fluturoi i vetëm nëpër botë

Bota

Mack Rutherford, piloti më i ri që fluturoi i vetëm nëpër botë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 00:52
Mack Rutherford

Mack Rutherford është bërë personi më i ri që fluturoi i vetëm nëpër botë me një avion të vogël.

17 vjeçari ka zbarkuar në Sofje në Bullgari, pas një udhëtimi pesë mujor në 52 vende.

Gjatë rrugës, Mack, i cili ka lindur nga prindër britanikë, por është rritur në Belgjikë, hasi në stuhi rëre në Sudan dhe e kaloi natën në një ishull të pabanuar të Paqësorit.

Motra e tij Zara është gruaja më e re që fluturoi e vetme nëpër botë.

Ajo përfundoi udhëtimin e saj në janar të këtij viti dhe zbuloi se “i kishte dhënë atij këshilla për itinerarin”, teksa udhëtoi për në Sofje për të përshëndetur Mack ,pasi ai kthehej në pikën fillestare të udhëtimit të tij.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordit për fluturimin solo ishte piloti britanik Travis Ludlow, i cili ishte 18 vjeç dhe për 150 ditë e përfundoi udhëtimin e tij vitin e kaluar.

Pas përfundimit të fluturimit, Mack inkurajoi të tjerët që “të ndiqnin ëndrrat tuaja, pavarësisht sa vjeç janë”.

“Punoni shumë dhe ecni përpara për të arritur qëllimet tuaja”, shtoi ai.

Udhëtimi e çoi atë nëpër Evropë, Azi, Afrikë, SHBA, përmes dy oqeaneve me aeroplanin e tij, shkruan BBC

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat