​Gjenerali i pensionuar amerikan: Rusët në mbrojtje, Ukraina mund të zgjedhë se ku do të sulmojë

Bota

​Gjenerali i pensionuar amerikan: Rusët në mbrojtje, Ukraina mund të zgjedhë se ku do të sulmojë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Gjenerali amerikan në pension Mark Hertling ka deklaruar se Rusia aktualisht është në një fazë mbrojtëse dhe se ushtria ukrainase "mund të zgjedhë se ku të sulmojë".

“Objektivat e hershme ruse ishin shumë më të mëdha se aftësitë e tyre. Zvogëlimi i qëllimeve të tyre nuk i ndihmoi ata. Rusët tani po mbrohen në disa vende kundër kërcënimit në rritje të Ukrainës dhe luftës së zgjeruar guerile," ka thënë Hertling.

"Lufta guerile është një formë e luftës së parregullt në të cilën grupe të vogla luftëtarësh - personeli paraushtarak, civilë të armatosur ose njësi të parregullta - përdorin prita, sabotime, sulme, arratisje, ekzekutime në luftën kundër një ushtrie tradicionale më të madhe dhe më pak të lëvizshme. Ukraina ka nisur një ofensivë dhe mund të zgjedhë se ku të sulmojë, ndërsa Rusia mbrohet”, shtoi ai.

Gjenerali në pension shtoi se trupat ruse në terren dëshmuan se ishin "të udhëhequra dobët, të trajnuar dobët dhe me moral të ulët" dhe se ata nuk ishin në gjendje të kryenin operacione të armatimit të kombinuar (CAO) në Ukrainë, raporton Newsweek.

CAO është një kombinim i këmbësorisë, tankeve, fuqisë së zjarrit sulmues dhe mbrojtës, aviacionit dhe inteligjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat