Myslimani nga Britania e Madhe hëngri mish derri gabimisht, zbulon historinë e tij me MC Donald’s

Bota

Myslimani nga Britania e Madhe hëngri mish derri gabimisht, zbulon historinë e tij me MC Donald’s

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 19:42
Fida Hussain

Fida Hussain (49 vjeç), banor në Mbretërinë e Bashkuar ka kërkuar dëmshpërblim financiar nga Mc Donald pasi si rezultat i ngatërrimit të porosisë, ka thyer një prej parimeve islame dhe ka kafshuar gabimisht një sandwich që përmbante sallamë derri.

Kjo ngatërrese e porosisë së tij kishte ndodhur edhe pse ai zakonisht kishte porositur Egg McMuffin në Mc Donalds.

Megjithatë pavarësisht ankesës dhe kërkesës për kompensim financiar, Hussain s’ka marrë përgjigjen e pritur nga gjiganti i fast food.

Një zëdhënëse e MC Donalds ka treguar se i kanë kërkuar falje dhe se i është ofruar një porosi tjetër si zëvëndësim.

“Ne kemi marrë një sërë masash për të shmangur porositë e pasakta dhe dëshirojmë t’i kërkojmë falje klientit që nuk i kemi përmbushur këto standarde me këtë rast. Ne e kuptojmë se është e papranueshme të serviret mish kur është porositur një produkt vegjetarian. Sapo u soll në vëmendje të restorantit, klientit i është kërkuar falje dhe i është ofruar një porosi zëvendësimi. Ne e kuptojmë se klienti është aktualisht në kontakt me Ekipin tonë të Shërbimeve të Klientit për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje.”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat