BE shqyrton sanksionet pasi Rusia akuzohet për granatimin e Ukrainës nga centrali bërthamor

Bota

BE shqyrton sanksionet pasi Rusia akuzohet për granatimin e Ukrainës nga centrali bërthamor

Nga: A.SH Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian do të diskutojë shtrëngimin e sanksioneve kundër Rusisë të hënën mes akuzave se Rusia përdor termocentralin më të madh bërthamor të kontinentit për të ruajtur armët dhe lëshimin e raketave në rajonet përreth të Ukrainës jugore, përcjell Bota sot.

Situata në centralin bërthamor të Zaporizhzhias është “jashtëzakonisht e tensionuar”, ka thënë shefi i agjencisë së energjisë atomike të Ukrainës, Petro Kotin, duke shtuar se rusët kishin instaluar raketahedhës dhe kishin përdorur objektin për të bombarduar rajonin Dnipro.

Duke përshkruar "një përmbytje zjarri", guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko tha se raketat grad kishin goditur zonat e banuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat